Protesta në Gjeorgji më 29 tetor 2024/ foto VCG
Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, kundër fitores së partisë qeverisëse “Ëndrra gjeorgjiane” në zgjedhjet parlamentare, mes thirrjeve të opozitës për një rivotim të mbikëqyrur ndërkombëtarisht.
Presidentja pro perëndimore e vendit, Salome Zourabichvili, iu drejtua protestuesve, ndërsa njerëzit valëvitnin flamuj europianë dhe gjeorgjianë përpara Parlamentit, shkruan “ATSH”.
“Vota juaj u vodh dhe ata u përpoqën të vidhnin të ardhmen tuaj”,- theksoi ajo.
Pavarësisht provave të gjera të parregullsive, Komisioni Zgjedhor i Gjeorgjisë shpalli partinë konservatore nacionaliste “Ëndrra gjeorgjiane” fituese të zgjedhjeve.
Zourabichvili tha se nuk do t’i njihte rezultatet e votimeve.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, iu drejtua protestuesve më 29 tetor 2024/ foto VCG