Foto nga VCG
Kina kundërshton fuqimisht rregulloret përfundimtare të SHBA-së për kufizimet e investimeve që synojnë Kinën, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë.
Kina ka paraqitur përfaqësime solemne me Shtetet e Bashkuara dhe rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime, tha zëdhënësi në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ministrisë.
Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar konceptin e sigurisë kombëtare, duke të miratuar masa kufizuese diskriminuese ndaj Kinës, një praktikë tipike jo-tregtare, tha zëdhënësi.
Foto nga VCG
Zëdhënësi vuri në dukje se kufizimet e SHBA synojnë sektorë si çipat, AI dhe informatikën kuantike. Shumica e industrive që lidhen me këto fusha, nuk janë të lidhura me sigurinë kombëtare, por të gjitha ato do të preken nga ndalimi i SHBA.
Kjo do të prishë bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar midis kompanive kineze dhe amerikane, duke dëmtuar interesat e bizneseve në të dy vendet, tha zëdhënësi.
Kina ka vënë re se shumë shoqata dhe kompani amerikane biznesi kanë shprehur shqetësimin se kufizimet e investimeve ndaj Kinës do të bëjnë që kompanitë amerikane të heqin dorë nga tregu kinez, duke dëmtuar rëndë interesat e SHBA-së, tha zëdhënësi.
Foto nga VCG
Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të respektojnë ligjet e ekonomisë së tregut, të përcaktojnë siç duhet kufijtë e sigurisë kombëtare në fushat ekonomike dhe tregtare dhe të ndalojnë politizimin dhe armatosjen e çështjeve ekonomike dhe tregtare, shtoi zëdhënësi.