Avioni ARJ21 përfundon fluturimin e tij më të gjatë tregtar
2024-10-30 16:57:25
foto VCG
Avioni kinez ARJ21 përfundoi me sukses fluturimin e tij më të gjatë tregtar të martën, duke u ulur në qytetin jugor kinez Guangzhou nga Manado, Indonezi.
“Commercial Aircraft Corporation of China, Ltd. (COMAC)” bëri të ditur se ky është gjithashtu fluturimi i parë ndërkombëtar me destinacion Kinën i operuar nga një linjë ajrore jashtë shtetit duke përdorur avionin kinez, citon “Xinhua”.
foto VCG
Duke filluar nga fundi i nëntorit, do të ketë një udhëtim ditor vajtje-ardhje midis dy qyteteve, nga tre udhëtime vajtje-ardhje në javë në fazën fillestare, të gjitha të operuara nga “TransNusa” e Indonezisë duke përdorur avionin ARJ21.
“TransNusa” ka në përdorim tre ARJ21 nga “COMAC” që nga dhjetori 2022 dhe ka hapur tetë linja me këtë avion.
Lajmet Kryesore