Linja e re ajrore direkte lidh qytetin jugperëndimor të Kinës me Singaporin
2024-10-30 16:51:09

foto VCG

foto VCG

“Tianjin Airlines” njoftoi të martën se një linjë ajrore direkte do të jetë në dispozicion duke filluar nga 15 nëntori, duke lidhur Guiyang, kryeqendrën e provincës Guizhou të Kinës jugperëndimore, me Singaporin, citon “Xinhua”.

Shërbimi i ri ajror do të funksionojë me një avion “Airbus A320”, duke ofruar katër fluturime vajtje-ardhje në javë, me çdo fluturim që zgjat rreth katër orë.

Ky do të jetë i vetmi fluturim direkt nga provinca malore për në Singapor, duke zgjeruar më tej linjat ajrore ndërkombëtare të disponueshme nga rajoni jugperëndimor i Kinës.