Foto nga VCG
Lenghu ndodhet në provincën Qinghai të Kinës perëndimore. Duke filluar nga janari 2018, me mbështetjen e qeverisë lokale, ekipi hulumtues i Deng Licai, një studiues në Observatorin Kombëtar Astronomik të Akademisë së Shkencave Kineze, zgjodhi një vend në malet Seshteng të Lenghu (Zona Sishteng C), në një lartësi prej 4200 metrash dhe planifikoi ndërtimin e një observatori.
Observatori në Lenghu, bazuar në të dhënat e monitorimit për tre viteve radhazi, është në thelb i ngjashëm me observatorët më të mirë të njohur në botë - Observatori i Havait në SHBA dhe Observatori Paranal në Kili. 70% e netëve në Lenghu janë të kthjellëta me cilësi të lartë. Çdo vit janë të disponueshme 300 ditë vëzhgimesh astronomike. Përveç kësaj, klima gjatë gjithë vitit është e ftohtë dhe me erë të thatë duke plotësuar kushtet bazë për një observator të klasit botëror.
"Vendet e observatorëve optikë janë burime jashtëzakonisht të vlefshme. Kina ndodhet në pjesën lindore të kontinentit Euroaziatik. Si e tillë ka mungesë vendesh të përshtatshme për ndërtimin në shkallë të gjerë të teleskopëve modernë astronomikë. Kjo ka qenë gjithmonë një pengesë që dëmtonte zhvillimin e disiplinës. " tha Deng Licai. Ai tha gjithashtu se krijimi i observatorëve optik të astronomisë në Rrafshnaltën Qinghai-Tibet, lidhet edhe me aktivitetet e ardhshme hapësinore të Kinës, si edhe pjesëmarrjen e disiplinave bazike në bashkëpunimet ndërkombëtare.
Foto nga VCG
Zbulimi i vendndodhjes së observatorit astronomik në zonën Lenghu, ka krijuar mundësi të mëdha për zhvillimin e astronomisë optike në Kinë. Ekspertë nga institutet kërkimore shkencore dhe universitetet si Observatori Kombëtar Astronomik i Akademisë Kineze të Shkencave apo Universiteti Tsinghua, shkuan në Lenghu për vëzhgim.
Aktualisht, në Lenghu kanë filluar 12 projekte kërkimore shkencore dhe janë instaluar 43 teleskopë nga 11 institucione kërkimore shkencore, duke u bërë baza më e madhe të vëzhgimit astronomik në Azi.
Në shtator 2023, Teleskopi Mozi, një teleskop optik me fushë të gjerë, i zhvilluar bashkërisht nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës dhe Observatori i Maleve të Purpurta të Akademisë së Shkencave Kineze, u lançua zyrtarisht në Bazën e Vëzhgimit Astronomik Lenghu. Pas dy muajve, Teleskopi Mozi zbuloi grupin e parë të planeteve afër Tokës dhe u konfirmua nga Qendra Ndërkombëtare e Planetëve të Vegjël.
"Si një pajisje e rëndësishme me bazë tokësore e Laboratorit të Eksplorimit të Thellë Hapësinor, misionet e monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm të planeteve pranë Tokës dhe objektivave të tjerë të kryera nga Teleskopi Mozi, do të rrisin aftësitë e paralajmërimit të hershëm të Kinës për monitorimin e planeteve afër Tokës." tha Kong Xu projektuesi kryesor i teleskopit Mozi nga Astronomia dhe Shkenca Hapësinore pranë Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës.
Foto nga VCG
Teleskopi i studimit spektral me fushë të gjerë 6.5 metra i Universitetit Tsinghua, është projekti më i madh i vendosur aktualisht në Lenghu. "Pas përfundimit të vëzhgimit spektral, ai do të arrijë përparime të mëdha origjinale në drejtimet kufitare si natyra e energjisë dhe materies së errët, kozmologjia e valëve gravitacionale, formimi i ekzoplaneteve dhe galaktikave, madje pritet të zbulojë ligje të reja të universit." tha Cai Zheng, profesor i asociuar i Departamentit të Astronomisë në Universitetin Tsinghua. Ai bëri me dije se ky teleskop do të plotësohet dhe do të koordinohet edhe me disa teleskopë fotometrikë në shkallë të gjerë që janë ndërtuar në botë.
Projekti i teleskopit nyjor kinez i Grupit të Rrjetit të Vëzhgimit Yjor (SONG) të Observatorëve Kombëtarë Astronomikë të Akademisë së Shkencave Kineze, për të cilin është përgjegjës Deng Licai, në vitin 2022 përfundoi ndërtimin e kullës së vëzhgimit në malin Saishiteng. Vënia në punë e tij në thelb është përfunduar.
"Kjo është kupola e parë e teknologjisë së re të Kinës. Ne nuk kemi përdorur ajër të kondicionuar në kube. Kemi projektuar posaçërisht dinamikën e saj termike dhe të erës. Dizajni i ri mund të përdorë erën natyrale për të kontrolluar temperaturën brenda kupolës, e cila do të kontribuojë shumë në shikimin me kube të teleskopit."
Në gusht 2017, qeveria lokale njoftoi nisjen e "Planit të Marsit në Lenghu ". Në këtë plan, Lenghu është bërë një destinacion turistik, popullor, kërkimor, astronomik me peizazhe unike natyrore dhe burime me cilësi të lartë të qiellit të natës.
Foto nga VCG
Në mars 2019, përmes bashkëpunimit mes sipërmarrjeve dhe qeverisë lokale, u vu në funksionim Kampi i Marsit në Lenghu, i cili integron teknologjinë, shkencën dhe fantashkencën.
Si kampi i parë edukativ i Kinës për kërkimin dhe praktikën e udhëtimit studimor në Mars, Kampi i Marsit në Lenghu mbulon një sipërfaqe rreth 80 hektarë. Ai mund të strehojë njëkohësisht 72 "eksplorues", për të përjetuar përvojën e mbijetesës në Mars, duke u ofruar turistëve një përvojë të plotë të "uljes në Mars".
Kampi ofron kurse edukative si shkenca, teknologjia, inxhinieria, matematika dhe misione me temë Marsi për të rinjtë. Çdo verë, fëmijë nga e gjithë Kinë vijnë në Lenghu për të vëzhguar planetët, për të kontaktuar me të vetmen bazë ndërkombëtare të vëzhgimit astronomik në hemisferën lindore, për të diskutuar me shkencëtarët. Lenghu mbjell në zemrat e fëmijëve "farat" e eksplorimit të universit. (Çang Çuo)