Ministri Manja: Të angazhuar për një sistem drejtësie me standardet europiane
2024-10-30 16:31:43

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në samit (Foto ATSH)

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në përfundim të Konferencës Ministeriale të Drejtësisë BE-Ballkani Perëndimor, shprehu angazhimin e Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi drejtësie më efikas dhe gjithëpërfshirës.

Konferenca u fokusua në drejtësinë digjitale, integrimin e inteligjencës artificiale dhe bashkëpunimin ndërkufitar në fushën penale, bën të ditur “ATSH”.

Ky takim, i organizuar nga presidenca hungareze dhe i mikpritur nga ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, bashkoi ministrat e Drejtësisë së Ballkanit dhe BE-në.

Ministri Manja theksoi se drejtësia dixhitale dhe përdorimi i inteligjencës artificiale janë hapa të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të drejtësisë, duke siguruar një akses më të lehtë dhe më efikas për qytetarët.

Ai vuri në dukje sfidat e dixhitalizimit dhe nevojën për një kuadër ligjor të fortë me besimin se këto masa do forcojnë sistemin e drejtësisë dhe rrisin besimin e qytetarëve. P

ërfundimi me sukses i kësaj konference përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sistemin e saj dhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.