Nënstacioni eklektrik (Foto RTSH)
Ka nisur rikonstruksioni i nënstacionit eklektrik të Lezhës, një objekt i rëndësisë së veçantë, i cili bën të mundur furnizimin me energji elektrike për rreth 40.000 abonentë.
Punimet i inspektoi zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila theksoi rëndësinë e investimeve në këtë rajon i cili pret një numër të madh pushuesish përgjatë sezonit veror.
Punimet parashikojnë rrethimin e objektit, një ndërtesë të re me kushte dhe standarte bashkëkohore si dhe montimin e një transformatori të ri me një kapacitet dy herë më të madh, krahasuar me atë ekzistues, bën të ditur “RTSH”.
Sipas drejtuesit të nënstacionit Lezhë, investimet dhe ndërhyrjet të bëra përgjatë muajve të fundit kanë sjellë një përmirësim të situatës së furnizimit me energji përgjatë 2024-s, duke ulur në minimum numrin e stakimeve të energjisë.
Nënstacioni i Lezhës parashikohet të jetë gati në muajin maj 2025.