Fjala kyçe: 间谍---[jiàn dié]---spiun
foto VCG
Kohët e fundit, disa media dhe agjentura amerikane e perëndimore bënë sërish zhurmë për historinë e rreme të të ashtuquajturit "kërcënim nga spiunët kinezë". Ata shpifën duke thënë se "piratët kinezë kanë pushtuar rrjetet e telekomunikacionit të Shteteve të Bashkuara", duke nisur kështu një tjetër raund opinionesh sulmuese ndaj Kinës, komenton në një shkrim të tijin Grupi Mediatik i Kinës -CMG.
Li Haidong, profesor në Institutin e Punëve të Jashtme të Kinës, tha për CMG-në se qëllimi i gazetës "Wall Street Journal" dhe mediave të tjera, të cilat publikojnë raporte të tilla në këtë moment, është acarimi i atmosferës mosbesuese ndaj Kinës në nivelet politike dhe sociale të Shteteve të Bashkuara, si edhe konsolidimi i mëtejshëm i të ashtuquajturit konsensus të opinionit publik mbi konkurrencën dhe përballjen me Kinën. Në të njëjtën kohë, ato përpiqen të vendosin një ton më të ashpër për politikën ndaj Kinës, të administratës së ardhshme të Shteteve të Bashkuara.
Faktikisht, kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën për "kërcënime spiunazhi".
Në veçanti, në vitin 2018, në koordinim me politikën e qeverisë amerikane për frenimin e gjithanshëm ndaj Kinës, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara nisi "Planin e Veprimit kundër Kinës". Në vijim u arrestuan një numër ekspertësh dhe studiuesish kinezë nëpërmjet "zbatimit të ligjit ndërmjet peshkimit" dhe mjeteve të tjera, duke fabrikuar një numër të ashtuquajturash "raste spiunazhi kinez", të cilat minuan seriozisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin Kinë-SHBA.
Për shkak të mungesës së dëshmive dhe kundërshtimit të fortë nga qarqet akademike amerikane, Departamenti i Drejtësisë i SHBA u detyrua të njoftonte përfundimin e këtij plani në vitin 2022. Megjithatë, në shtator të këtij viti, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projekt-ligj të nisur nga kongresmeni Lance Gooden, republikan i Teksasit, në përpjekje për të ringjalluar "Planin e Veprimit kundër Kinës", duke pretenduar frenimin e "spiunazhit" mbi pronësinë intelektuale dhe institucionet akademike të Shteteve të Bashkuara.
Këto veprime tregojnë se një pjesë e politikanëve amerikanë e kanë përdorur kundërshtimin ndaj Kinës si një "bast politik" dhe kanë bërë shumë persona fajtorë në sakrificën e tyre politike, komentoi CMG.
foto VCG
Njerëzit e kanë të qartë këtë prej kohësh. Nuk është më sekret se prej shumë kohësh agjenturat amerikane kanë formuar rrjete të gjera të inteligjencës anembanë botës, për të komplotuar qëllimisht kundër personelit të vendeve të tjera, për të vjedhur sekretet e shteteve të tjera, për të ndërhyrë në punët e brendshme dhe për të përmbysur regjimet e këtyre vendeve.
Në këto veprime, Kina është objektivi dhe viktima kryesore e "vjedhjes kibernetike" nga Shtetet e Bashkuara, theksohet në komentin e CMG-së.
Vitet e fundit, institucione të shumta kineze janë sulmuar shpesh nga grupe të huaja pirate, përfshirë Universitetin Politeknik Veriperëndimor dhe Qendrën e Monitorimit të Tërmeteve në Wuhan. Pas hetimeve, pala kineze zbuloi se të gjithë iniciatorët kanë lidhje me shërbimet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara.
Kjo vërtetohet edhe nga një raport i publikuar pak kohë më parë nga Qendra e Reagimit të Emergjencave të Virusit Kompjuterik e Kinës. Sipas raportit, qeveria federale e Shteteve të Bashkuara, agjenturat amerikane dhe vendet e grupimit "Pesë Sytë", prej kohësh kanë kryer mbikëqyrje pa dallim dhe vjedhje të përdoruesve globalë të komunikimit dhe internetit. Gjithashtu kanë kryer edhe operacionin e informimeve të rreme "Tajfuni Volt".
Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar qëllimisht një "pako veglash" të fshehura, që fusin grupe gërmash, të tilla si kineze, në kodin e armëve kibernetike, në orvatje për të mashtruar hetuesit. Kështu demaskohet një tjetër farsë politike e hartuar, drejtuar dhe zbatuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.