Mbi 43.000 palestinezë të vrarë në luftën midis Izraelit dhe milicisë së Hamasit
2024-10-30 16:28:19
foto VCG
Numri i viktimave palestineze në luftën midis Izraelit dhe milicisë së Hamasit në Rripin e Gazës ka arritur në 43.000, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në rajon e kontrolluar nga Hamasi.
“Më shumë se 101.000 palestinezë të tjerë janë plagosur”,- bëri të ditur ministria, duke shtuar se shumica e viktimave janë civilë, citon “ATSH”. Ndërsa informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë përgjithësisht shihen si të besueshme.
Izraeli akuzon milicinë palestineze, e cila mbështetet nga Irani, për përdorimin e civilëve si mburoja. Hamasi i ka mohuar akuzat.
Lajmet Kryesore