Hezbollahu emëron liderin e ri, pas vrasjes së Hassan Nasrallah nga sulmet izraelite
2024-10-30 15:56:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hezbollahu ka emëruar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të grupit, Sheikh Naim Qassem, si udhëheqësin e ri të tij.

Ai do të pasojë Hassan Nasrallah, i cili u vra në Bejrut në një sulm ajror izraelit në shtator, shkruan “Panorama”.

Qassem ka qenë një figurë e lartë në Hezbollah për më shumë se 30 vjet.

Ai u emërua zëvendësshef në vitin 1991 dhe mbeti në detyrën e tij kur Hassan Nasrallah u bë lider një vit më vonë.

Qassem ishte anëtari i parë i udhëheqjes së lartë të Hezbollahut që bëri komente televizive pasi Nasrallah u vra muajin e kaluar.

Ai tha se Hezbollahu do të zgjidhte një pasardhës të liderit të tij dhe do të vazhdonte të luftonte Izraelin në solidaritet me palestinezët.