Xi dhe Hichilema shkëmbejnë mesazhe urimi për 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Zambia
2024-10-29 19:36:56

foto VCG

foto VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij i Zambias Hakainde Hichilema shkëmbyen të martën mesazhe urimi me njëri tjetrin, me rastin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Xi vuri në dukje se gjatë 60 vjetëve, marrëdhëniet Kinë-Zambia kanë tejkaluar sprovat e ndryshimeve ndërkombëtare duke këmbëngulur në miqësinë e sinqertë dhe përparimin e përbashkët. Vitet e fundit, të dyja vendet kanë patur rezultate frytdhënëse në bashkëpunimin pragmatik. Ata kanë mbështetur njëri-tjetrin në çështjet e mëdha, lidhur me interesat thelbësore të palëve përkatëse duke u sjellë të mira të dy popujve. 

Xi theksoi se i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Zambia dhe është i gatshëm të përpiqet bashkërisht me Presidentin Hichilema për të zhvilluar më tej miqësinë tradicionale, për të mbështetur njëri-tjetrin në mënyrë të vendosur, për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm, për të konsoliduar partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe për të formuar bashkësinë me të ardhme të përbashkët Kinë-Zambia.

Në mesazhin e tij, Presidenti Hakainde Hichilema tha se 60 vjetori është një gur kilometrik i marrëdhënieve Zambia-Kinë. Partneriteti mes dy vendeve, i krijuar në bazë të respektit reciprok, bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe lulëzimit të përbashkët, ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e dy vendeve. Hekurudha Tanzani-Zambia dhe Hidrocentrali i Kanionit Kafue të Poshtëm janë rezultate të shkëlqyeshme të bashkëpunimit. 

Zambia do të vazhdojë të përkrahë ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" si edhe nismave të tjera duke nxitur së bashku me palën kineze krijimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit. Ai shprehu dëshirën për t'u përpjekur bashkë me Presidentin Xi në të gjitha rrethanat, për të çuar përpara miqësinë Zambia-Kinë dhe partneritetin e gjithanshëm strategjik mes dy vendeve.