
Foto nga VCG
Ministria e Jashtme kineze hodhi poshtë të hënën akuzat nga media amerikane se “Kina po bën veprimtari spiunazhi”.
Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i kësaj ministrie Lin Jian vuri në dukje që, për një kohë të gjatë, disa media perëndimore kanë trumbetuar thëniet e rreme mbi “veprimtaritë e spiunazhit” të Kinës. “Mirëpo, përveç disa spekulimeve dhe komenteve pa bazë, nuk ka as fakte, as dëshmi mbi këtë,” theksoi Lin.
Sipas tij, agjencia amerikane e zbulimit, CIA, kohët e fundit ka publikuar udhëzime në kinezishte në median sociale, me qëllim që të joshë personel kinez të bëhen informatorë, gjë që është një shkelje serioze e interesave kombëtare të Kinës.

Foto nga VCG
Kina do të godasë me vendosmëri veprimet e infiltrimit dhe sabotimit të forcave antikineze jashtë vendit, për të ruajtur sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit, u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze.
Lin vuri në dukje më tej që ShBA-ja nuk i ka ndalur kurrë aktivitetet e veta të spiunazhit kundër Kinës, duke shtuar që ShBA-ja ka kryer përgjime në shkallë të gjerë dhe vjedhje sekretesh edhe ndaj aleatëve të saj në mbarë botën për një kohë të gjatë, ndërsa po akuzon vendet e tjera me thënie të rreme për kërcënime spiunazhi.

Foto nga VCG
Lin i kërkoi SHBA-së të ndalojë menjëherë veprimet e saj keqbërëse dhe të reshtë së krijuari më shumë kaos dhe trazira në botë. (Jiang Lei)
