< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kina prezanton masa të reja për të përmirësuar mbështetjen ndaj lindjeve
2024-10-29 19:18:54

foto VCG

foto VCG

Të hënën, Kina shpalosi një sërë politikash të reja të cilat synojnë krijimin e një mjedisi më mbështetës për të patur dhe rritur fëmijë, në përgjigje të sfidave të rëndësishme demografike të paraqitura nga një popullsi në plakje. 

Një direktivë nga Këshilli i Shtetit përshkruan 13 masa për të përmirësuar shërbimet e lindjes të fëmijëve, për të zgjeruar sistemet e kujdesit për fëmijët, për të forcuar mbështetjen në arsim, strehim dhe punësim, si edhe për të kultivuar një atmosferë sociale miqësore për lindjen.

Dispozitat kryesore përfshijnë shtrirjen e skemës së sigurimit të lindjes për individët në punësim fleksibël dhe punëtorët emigrantë ruralë, të cilët kanë marrë pjesë tashmë në skemën bazë të sigurimeve mjekësor. 

Nisma përfshin gjithashtu përmirësime në sistemin e subvencionimit të lindjeve dhe lehtësimin e tatimit mbi të ardhurat personale në lidhje me lindjen e fëmijëve. 

Për më tepër, do të bëhen përpjekje për të përmirësuar sistemin e kujdesit ndaj fëmijët, duke përfshirë ngritjen e më shumë spitaleve pediatrike dhe mjekëve pediatër me cilësi të lartë, për të promovuar zgjerimin dhe shpërndarjen e barabartë të burimeve cilësore mjekësore pediatrike në nivel komuniteti.

Për të krijuar një atmosferë sociale mbështetëse për martesën dhe lindjen e fëmijëve, dokumenti inkurajon qeveritë vendore që të ofrojnë shërbime të specializuara si këshillimi për martesën dhe familjen. Gjithashtu të promovojnë reformimin e zakoneve martesore, të tilla si festimet ekstravagante të dasmave dhe çmimet e larta të nuseve, për të lehtësuar barrën e meshkujve duke nxitur një kulturë pozitive martesore. 

Si një nga vendet më të populluara në botë, Kina po përballet me sfidat e paraqitura nga popullsia e saj prej 1.4 miliardë banorësh, e cila po plaket me shpejtësi. Që nga viti 2022, vendi ka hyrë në një fazë të rënies së popullsisë, ku individët e moshës 65 vjeç e lart përbëjnë tani mbi 14% të popullsisë, që tregon një shoqëri të plakjes në nivelin e mesëm.

Në dritën e këtyre ndryshimeve demografike, Kina ka zbutur gradualisht politikat e saj të planifikimit familjar gjatë dekadës së kaluar. Në vitin 2013, qeveria lejoi çiftet të kishin një fëmijë të dytë, nëse njëri prej prindërve ishte fëmijë i vetëm. Kjo u pasua në vitin 2016 nga një politikë që u lejonte çifteve të martuara të kishin dy fëmijë, duke hequr në mënyrë efektive politikën e një fëmije prej disa dekadash. Në vitin 2021, u njoftua mbështetje për çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë të tretë.


Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree