NATO konfirmon praninë e ushtarëve koreano-veriorë në Rusi
2024-10-29 11:51:52

Shefi i Natos (Foto Atsh)

Shefi i Natos (Foto Atsh)

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi vendosjen e ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi, për të luftuar në anën ruse në Kursk, një rajon i pushtuar nga Ukraina, shkruan “ATSH”.

“Dislokimi është një shenjë e dëshpërimit në rritje të presidentit rus, Vladimir Putin”,- deklaroi Rutte, duke shtuar se Putin nuk është në gjendje të mbajë sulmin e tij në Ukrainë pa mbështetjen e huaj.

Rutte denoncoi thellimin e bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe u bëri thirrje demokracive të mbështesin vlerat e tyre të përbashkëta dhe të mbështesin Ukrainën.

“Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të mbështesin një Ukrainë të lirë dhe demokratike, sepse siguria e Ukrainës është siguria jonë”, tha ai.

Zyrtarët e NATO-s pritën një delegacion të Shërbimit Sekret të Koresë së Jugut dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në selinë e aleancës ushtarake, për një informim mbi situatën për të konfirmuar vendosjen.