Kina zbulon masa të reja për të rritur mbështetjen e lindjeve
2024-10-29 11:02:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina zbuloi të hënën masat e reja të politikave të mbështetjes së lindjeve për të promovuar ndërtimin e një shoqërie miqësore ndaj lindjeve, njofton “Xinhua”.

Një direktivë nga Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit të Kinës detajon 13 masa të synuara për rritjen e shërbimeve mbështetëse të lindjes, zgjerimin e sistemeve të kujdesit për fëmijët, forcimin e mbështetjes në arsim, strehim dhe punësim, si dhe nxitjen e një atmosfere sociale miqësore për lindjen.