Linja të reja ajrore për sezonin dimër-pranverë
2024-10-29 15:07:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Industria e aviacionit civil të Kinës po përgatitet për një sezon të ngjeshur dimër-pranverë, që zgjat nga 29 tetori deri më 29 mars, me rritje të fluturimeve ndërkombëtare, njofton “China Daily”.

Sipas Administratës së Aviacionit Civil në Kinë, gjatë kësaj periudhe pritet të operohen rreth 118.000 fluturime javore pasagjerësh dhe mallrash nga 194 linja ajrore kineze dhe ndërkombëtare, duke reflektuar një rritje prej 1.2 për qind nga sezoni i kaluar dimër-pranverë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërkombëtarisht, CAAC ka miratuar 178 aplikacione të linjave ajrore për të kryer 19.327 fluturime javore që lidhin Kinën me 79 vende. Përafërsisht 53.48 për qind e këtyre fluturimeve do t'u shërbejnë 57 vendeve pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë”, me itinerare të reja në Amerikën Latine, Afrikë dhe Amerikën e Veriut.

“Air China” synon të operojë 105 linja ndërkombëtare që mbulojnë 44 vende dhe rajone në 187 qytete, me mbi 230 fluturime ndërkombëtare dhe rajonale në ditë, duke përfshirë lidhje të reja si nga Shangai në Hanoi dhe nga Urumqi në Tbilisi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aeroportet në të gjithë Kinën po rritin gjithashtu ofertat e tyre të fluturimeve ndërkombëtare. Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit të Pekinit pret mesatarisht 176 fluturime ditore ndërkombëtare në 82 destinacione jashtë shtetit, një rritje e lehtë nga viti i kaluar.