Ikja e trurit i kushton Italisë 134 miliardë euro
2024-10-29 15:10:11

Emigrimi i trurit (Foto Oranews)

Emigrimi i trurit (Foto Oranews)

Nga viti 2011 deri në vitin 2023, Italia dëshmoi një emigracion në rritje të të rinjve, pasi rreth 550 mijë italianë nga mosha 18 deri në 34 vjeç vendosën të largoheshin nga vendi për t’u vendosur jashtë shtetit, shkruan “ATSH”.

Sipas autoriteteve, ky fenomen mbetet ende alarmant dhe përkon gati me zbrazjen e gjysmës së popullsisë së qytetit të Milanos.

Në një kontekst europian, Italia spikat negativisht, duke u bërë vendi me shkallën më të ulët të atraktivitetit të të rinjve.

Për çdo të ri europian që zgjedh të jetojë në Itali, largohen tetë italianë.

Me një kapacitet tërheqës prej 6%, Italia renditet pas Zvicrës, e cila pret 34% të të rinjve europianë dhe Spanjës, që qëndron në 32%.

Midis të rinjve italianë që emigrojnë, 50% kanë diplomë universitare dhe një e treta me diplomë, me një prevalencë të theksuar largimesh nga Italia e Veriut, duke nxjerrë në pah se si fenomeni përfshin kryesisht të rinj të kualifikuar.