Kryeministri Rama: Rritja e pensioneve, detyrim i qeverisë
2024-10-29 11:38:12
Pensionistet (Foto Oranews)
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare është e angazhuar për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit, shkruan “Panorama”.
Kryeministri Rama publikoi në rrjetet sociale takimet mbi angazhimin e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë.
Pak kohë më para qeveria shqiptare indeksoi me 4.1 për qind pensionet e pensionistëve në Shqipëri.
Por, kryeministri Rama tha se rritja e pensioneve konsiderohet si detyrim, sfidë dhe front i përbashkët shoqëror në rrugën drejt Shqipërisë 2030.
Lajmet Kryesore