Xi Jinping uron Mbretin e Kamboxhias Norodom Sihamoni për 20-vjetorin e kurorëzimit
2024-10-29 15:31:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të martën, Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh Mbretit të Kamboxhiaa Norodom Sihamoni, për ta uruar për 20 vjetorin e kurorëzimit të tij.

Xi Jinping u shpreh se pas kurorëzimit të tij, Mbreti Sihamoni ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për promovimin e paqes, stabilitetin, zhvillimin dhe shkëmbimet ndërkombëtare të vendit, si edhe për thellimin e miqësisë tradicionale midis Kinës dhe Kamboxhias. Bashkësia e fateve të përbashkëta Kinë-Kamboxhia tashmë ka hyrë në etapën e re të nivelit të lartë, ku përfshihen një sërë projektesh bashkëpunimi dhe shkëmbimesh mes dy vendeve si korridori i zhvillimit industrial, korridori i bollëkut,  viti i shkëmbimeve humanitare" etj, duke u sjellë përfitime të dy popujve.

"Kina dhe Kamboxhia janë miq të ngushtë. Unë i kushtoj shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Dëshiroj të punoj së bashku me Mbretin Sihamoni, në nxitjen e ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Kamboxhia, për të patur më shumë rezultate," tha Xi Jinping. (Fani)