Shkencëtarët përdorin biomasën për të prodhuar etilen glikoli
2024-10-29 15:03:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shkencëtarët kinezë kanë nisur së fundi prodhimin provë të bioetilenit glikolit nga sheqeri i kashtës, duke krijuar një mënyrë më miqësore me mjedisin për të prodhuar deri në 1000 tonë në vit të përbërjes industriale, citon ekspertët “China Daily”.

Etileni glikol është një lëndë e parë kimike e rëndësishme me një konsum vjetor global prej mbi 30 milionë tonë, tha Zheng Mingyuan, studiues në Institutin Dalian të Fizikës Kimike, pjesë e Akademisë Kineze të Shkencave.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Në Kinë, si një vend prodhues dhe konsumator kryesor i etilenit glikol, konsumi vjetor i kalon 20 milionë tonë. EG përdoret si lëndë e parë për prodhimin e fibrave të veshjeve, produkteve plastike si shishet e pijeve dhe shumë gjëra të tjera”,- tha ai.

Në vitin 2008, një ekip i udhëhequr nga Zhang Tao nga Instituti Dalian i Fizikës Kimike, ishte pionier i reagimit të katalizimit të drejtpërdrejtë të celulozës për të prodhuar etileni glikoli ndërkombëtarisht. Teknologjia ka marrë mbi 40 patenta shpikjeje dhe ka të drejta të plota të pavarura të pronësisë intelektuale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë 16 viteve të fundit, ekipi kërkimor ka vazhduar të përmirësojë stabilitetin afatgjatë të katalizatorit, të zgjerojë gamën e lëndëve të para dhe të ulë kostot e prodhimit, duke e transformuar më në fund teknologjinë nga një zbulim shkencor në një laborator në një teknologji të përshtatshme për prodhim industrial.