Ministrja Koçiu: 50% e buxhetit për shëndetësinë, për rimbursimin e barnave
2024-10-29 10:53:39

Ministrja Kociu (Foto Sotnews)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka deklaruar se 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e ilaçeve për të moshuarit, njofton “ATSH”.

“Nga janari deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv ynë”,- deklaroi ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ajo bëri të ditur se lista ka rreth 1345 medikamente që rimbursohen nga buxheti i shtetit.

Barnat mbështesin të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, diabetike, kardiovaskulare, pneumologjike dhe një sërë patologjish të tjera të rëndësishme.