Temperaturat e larta (Foto Rtsh)
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se përpjekjet globale për të trajtuar ndryshimet klimaterike janë shumë larg rrugës së duhur, pasi të dhënat e reja tregojnë se gazet serrë po emetohen më shpejt se në çdo kohë në ekzistencën njerëzore, shkruan “RTSH”.
Planet aktuale kombëtare për të kufizuar emetimet e karbonit mezi do të zvogëlojnë ndotjen deri në vitin 2030, tregon analiza e OKB-së, duke i rrënuar përpjekjet për të mbajtur ngrohjen nën 1.5 gradë celsius këtë shekull.
Përditësimi vjen pasi një raport i veçantë tregon se gazet serrë janë rritur me mbi 11% në dy dekadat e fundit, me përqendrimet atmosferike në rritje në vitin 2023.
Studiuesit janë gjithashtu të shqetësuar se pyjet po humbasin aftësinë e tyre për të thithur karbonin, gjë që mund të kontribuojë në nivele rekord të ngrohjes së gazit në atmosferë.
Ndryshimet Klimaterike të Kombeve të Bashkaura, agjencia e OKB-së e ngarkuar me trajtimin e çështjes, ka kryer një analizë mbi planet e reduktimit të karbonit që janë dorëzuar nga afro 200 vende.
OKB-ja dëshiron të shohë se sa përparim është bërë në uljen e emetimeve që po kërcënojnë të shtyjnë temperaturat globale shumë mbi 1.5 celcius këtë shekull, një nivel përtej të cilit shkencëtarët thonë se do të ndodhin ndikime jashtëzakonisht të dëmshme.
Tani për tani, kur planet janë mbledhur, ato tregojnë se emetimet ka të ngjarë të bien me vetëm 2.6% deri në vitin 2030 krahasuar me 2019-n.
Kjo është shumë më pak se reduktimi prej 43% që shkencëtarët thonë se do të nevojitet deri në fund të kësaj dekade për të mbajtur botën në rrugën e duhur, për ta çuar emetimin e karbonit neto në zero deri në vitin 2050.
Siaps OKB-së, vendet pritet të paraqesin plane të reja, më të forta deri në pranverën e vitit të ardhshëm.