Parlamenti bullgar (Foto Sotnews)
Sipas parashikimeve të bazuara në sondazhe, partitë pro perëndimore janë në krye në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, zgjedhjet e shtata në vend në tre vjet e gjysmë, shkruan “ATSH”.
“Gati 26% e votuesve hodhën votat e tyre për aleancën e qendrës së djathtë GERB-SDS”,- njoftuan dy institute të sondazheve, “Gallup International Balkan” dhe “Alpha Research”, pas mbylljes së qendrave të votimit.
Forca e dytë politike më e fortë është aleanca liberalo-konservatore PP-DB, që pritet të ketë gati 14.4% nga rreth 15.4% të votave.
Të dyja aleancat duan të ruajnë orientimin euroatlantik të Bullgarisë.
Sipas të dhënave të fundit, partia pro ruse, nacionaliste dhe populiste “Vazrazdane” (“Rilindja”) doli e treta me rreth 13% të votave.
Sipas parashikimeve, të paktën shtatë ose nëntë parti mund të hyjnë në Parlament.
Ekspertët politikë presin që formimi i qeverisë të jetë i vështirë.
Zgjedhjet në Bullgari u bënë të nevojshme sepse asnjë parti nuk mundi të formonte një qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 qershorit.
Derisa të formohet një qeveri e rregullt, do të vazhdojë të qeverisë kabineti aktual i përkohshëm.