Zv/Presidenti: Kina parashikon një bashkëpunim më të thellë dhe reciprokisht të dobishëm me Finlandën
2024-10-29 20:38:30

Zv/Presidenti kinez Han Zheng tha të martën se Kina është e gatshme të punojë me Finlandën, për të thelluar më tej bashkëpunimet me përfitime reciproke. 

Ai i bëri komentet gjatë ceremonisë së hapjes në Pekin të Takimit të Pestë të Komitetit Kinë-Finlandë për Bashkëpunimet Inovative të Biznesit. 

Duke theksuar historinë e gjatë të shkëmbimeve miqësore mes Kinës dhe Finlandës, Han vuri në dukje se vitet e fundit, të dy vendet kanë parë një rritje të qëndrueshme në marrëdhënie, falë përpjekjeve të tyre të përbashkëta.

Sipërmarrjet e të dy vendeve kanë arritur bashkëpunime të frytshme në fusha si energjia e re, industria pyjore, informacioni, komunikimi dhe sportet dimërore, duke sjellë përfitime të prekshme për të dy popujt dhe duke dhënë kontribut pozitiv në zhvillimin dhe prosperitetin global, tha Han. 

Komiteti Kinë-Finlandë për Bashkëpunimet Inovative të Biznesit ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve mes kompanive nga të dyja palët në fushën e inovacionit, vuri në dukje Han.

Kina është e gatshme të punojë me Finlandën, për të mbështetur frymën e bashkëpunimit të hapur dhe gjithëpërfshirës, për të shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit në transformimin e gjelbër, për të eksploruar rrugët për zhvillim inovativ, për të thelluar më tej bashkëpunimin me përfitime reciproke dhe për të promovuar më të thellë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Kinë-Finlandë dhe Kinë-BE, shtoi ai. 

Presidenti finlandez Alexander Stubb, së bashku me më shumë se 100 përfaqësues nga qeveria kineze, ajo finlandeze si edhe qarqet e biznesit, morën pjesë në takim.

Stubb vuri në dukje se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Finlandë-Kinë gëzojnë themele të forta, me Kinën që është një nga tregjet më të rëndësishme të eksportit të Finlandës dhe që ka perspektiva të gjera zhvillimi. 

Finlanda do të mbështesë në mënyrë aktive kompanitë në investimet dhe thellimin e rrënjëve të tyre në Kinë. Gjithashtu do të mirëpresë sipërmarrjet kineze për të investuar dhe bërë biznes në Finlandë.