Ministrja Manastirliu: Rrisim numrin e policëve për sigurinë në shkolla
2024-10-29 10:50:32

Ministrja Manastirliu (Foto Oranews)

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njoftoi rritjen e numrit të efektivëve të policisë në shkollat e vendit, pas disa ngjarjeve të dhunshme që sollën humbjen e jetës së një 15-vjeçari në një shkollë në Shkodër.

“Jemi duke punuar për rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, pikërisht për të bërë të mundur parandalimin e fenomeneve të padëshiruara në këto ambiente”,- citon “RTSH” ministren Manastirliu.

Ajo bëri të ditur se edhe për mësuesit do të ketë role shtesë krahas mësimdhënies.

“Jemi duke përfshirë përpos rolit të mësuesit edhe role të reja në shkollë të nevojshme për të zhvilluar më tej kapacitete e shkollës, për të qenë më pranë nxënësve dhe familjeve dhe për të adresuar sfidat që kërkon sot shkolla”, u shpreh ministrja.