Kinë, përshpejtohet ndërtimi i sistemit të energjive të reja
2024-10-29 12:09:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka publikuar masat e reformës së sektorit të energjisë dhe aftësia e furnizimit me energji të re është në forcim të pandërprerë. Niveli i Kinës në përthithjen dhe përshtatjen e energjisë së re në sistemin energjetik është në ngritje të vazhdueshme dhe ndërtimi i sistemit të energjive të reja po përshpejtohet vazhdimisht.


Tashmë po promovohet zbatimi i një numri projektesh të energjisë së pastër. Në krahinat juglindore, një vepër e energjisë fotovoltaike me kapacitet 2 milionë kilovatë është në ndërtim, ndërsa në shkretëtirën Taklimakan, ndërtimi i projektit të integruar fotovoltaik me kapacitet 1 milionë kilovatë është në përparim të plotë. Deri në fund të shtatorit, kapaciteteti i instaluar i energjisë së erës dhe asaj fotovoltaike ka arritur në 1.25 miliardë kilovatë. Në Samitin e Ambicies Klimatike në vitin 2020, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping shpalli që, deri në vitin 2030, kapaciteti total i gjeneratorëve të energjisë së erës dhe asaj diellore në Kinë do të arrijë mbi 1.2 miliardë kilovatë. Ky objektiv është realizuar gjashtë vjet përpara afatit.


Qysh prej Kongresit të 18-të të PKK-së, Kina ka përshpejtuar ndërtimin e sistemit të energjive të reja, po nxit integrimin e rrjetit të prodhimit dhe rrjetit të rezervimit, ka përshpejtuar zhvillimin e energjive të pastra, si energjia e erës, fotovoltaike e bërthamore, dhe ka realizuar përplotësim e integrim të thellë ndërmjet energjive tradicionale dhe llojeve të energjive të reja.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sivjet, Kina ka nxitur zbatimin praktik të masave të shumta reformuese në këtë drejtim, duke publikuar dokumentin mbi përshpejtimin e ndryshimit të gjithanshëm dhe të gjelbër të zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe duke qartësuar rrugën e zhvillimit me energji të pastër. Ndërkohë, janë në zbatim planet e veprimit, si ai për ndërtimin e sistemit të energjisë së erës dhe të energjisë fotovoltaike në mijëra fshatra. Krahas kësaj, tregu i energjisë elektrike mes provincave ka kaluar nga funksionimi eksperimental në funksionimin zyrtar, çka ka nxitur më shumë përshtatjen dhe përthithjen e energjive të reja në sistemin elektrik.


Për ndërtimin e sistemit të energjive të reja, Kina po bën përpjekje për shtimin e aftësisë së prodhimit. Tani Kina po ndërton shpejt bazat e energjive të pastra, si energjia e erës dhe fotovoltaike, në krahinat veriperëndimore, të hidroenergjisë në jugperëndim, si edhe të energjisë së erës në det dhe energjisë bërthamore në bregdet.


Përveç prodhimit, furnizimi është një pjesë e rëndësishme. Sivjet, Kina ka nisur ndërtimin e shumë veprave të tensionit ultra të lartë, duke përshpejtuar modifikimin dhe rregullimin e rrjetit të tanishëm të furnizimit. Deri në fund të vitit 2025, rrjeti i furnizimit me energji elektrike do të ketë kapacitetin e përthithjes së energjive të reja  prej rreth 500 milionë kilovatë.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lidhur me prodhim jo të qëndrueshëm të energjisë së erës dhe asaj fotovoltaike, Kina po shpejton ndërtimin e objekteve të rezervimit të energjisë. Në muajin gusht u krijua Konsorciumi i Ndërmarrjeve për Inovacionin në Rezervimin e Energjisë së Re, i cili ka filluar studimin dhe zbatimin e mbi 57 detyrave kryesore. Në provincën Guangdong është vënë në përdorim sistemi i parashikimit panoramik për energjitë e reja, me të cilin mund të bëhet menaxhimi i saktë i nivelit të prodhimit të energjisë me energji të re dhe me termoenergji.


Tani, Kina ka ndërtuar sistemin e furnizimit të gjithanshëm me energji të pastër dhe energji tradicionale, si edhe sistemin më të madh në botë të furnizimit me energji të  pastër. Në të ardhmen, përshpejtimi i ndërtimit të sistemit të energjive të reja do të ofrojë garanci të besueshme për modernizimin e stilit kinez dhe do të jepe kontribut më të madh për një botë të pastër dhe të bukur. (Jiang Lei)