Koreja e Jugut informon NATO-n mbi trupat e Veriut që kanë shkuar në Rusi
2024-10-29 10:41:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një delegacion i nivelit të lartë nga Koreja e Jugut pritet të informojë Këshillin e Atlantikut të Veriut, lidhur me dislokimin në Rusi të trupave të Koresë së Veriut, njofton “RTSH”.

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin e madh për përdorimin e mundshëm të këtyre trupave kundër Ukrainës.

Zbulimi Ushtarak ukrainas bëri të ditur të enjten se rreth 12.000 trupa të Koresë së Veriut, mes tyre 500 oficerë dhe tre gjeneralë, ndodheshin në Rusi dhe po stërviteshin në pesë baza ushtarake.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk i mohoi njoftimet se trupat e Koresë së Veriut ndodheshin në Rusi. Por, ai tha se i takonte Rusisë të vendoste se si do ta zbatonte një traktat me Korenë e Veriut, i cili përfshin një klauzolë të mbrojtjes reciproke kundër çdo agresioni të jashtëm.