Rama: Kthimi i eshtrave të Fan Nolit në atdhe, proces jo i lehtë
2024-10-28 14:25:51

Fan Noli (Foto ATSH)

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, mbi procesin e kthimit të eshtrave në Shqipëri të Fan Nolit , një figurë qëndrore në historinë e kulturës dhe politikës shqiptare, shkruan ATSH.

Në takimin e zhvilluar në Nju-Jork, Rama theksoi se Fan Noli është Ati i gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan, themeluesi i Kishës Autoqefale dhe nuk është e lehtë për t’i kthyer eshtrat në Shqipëri.

“Ne jemi në disa përpjekje për disa nga figurat kryesore tonat që i kanë eshtrat jashtë atdheut, por janë disa figura që besoj se edhe vendet që i kanë duan t’i mbajnë edhe për pjesën e tyre. Nuk është e lehtë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi”, tha Rama.

Fan Stilian Noli është një figurë qëndrore në historinë e kulturës dhe politikës shqiptare. Ai ka qenë një nga themuesit e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë për një periudhë të shkurtër gjatë Revolucisë së Qershorit 1924. Noli ka kontribuar shumë në përkthimin e veprave të letërsisë botërore në shqip dhe në promovimin e gjuhës shqipe si gjuhë kombëtare. Ai ka lënë pasuritë e tij në fushat e letërsisë, historisë, dhe politikës, duke qenë një nga figurat më të respektuara në historinë e Shqipërisë.