
Foto nga VCG
Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë deklaroi të hënën se besimi reciprok mes Bashkimit Europian dhe Kinës do të dëmtohet, nëse BE zhvillon bisedime veçmas me disa firma kineze mbi çmimin, teksa është duke zhvilluar negociata të përgjithshme me Kinën mbi automjetet elektrike.
Sipas zëdhënësit, kjo do të prishë procesin e përgjithshëm të negociatave. Gjithashtu do të shtojë kostot administrative për zbatimin e mëtejshëm dhe mbikëqyrjen e marrëveshjeve të zotimit të çmimit.

Foto nga VCG
Gjatë një videotakimi të mbajtur më 25 tetor midis Ministrit të Tregtisë të Kinës Wang Wentao dhe Zv/Presidentit Ekzekutiv dhe Komisionerit për Tregtinë të Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, Kina e bëri të qartë se Dhoma e Tregtisë e Kinës për Importet dhe Eksportet e Makinerive dhe Produkteve Elektronike, ishte autorizuar plotësisht nga sipërmarrjet kineze, për të paraqitur një plan të angazhimit të çmimeve, që përfaqëson pozicionin e përgjithshëm të industrisë.
“Mbi këtë bazë, Kina dhe BE kanë kryer disa raunde konsultimesh, me përpjekje të konsiderueshme të bëra dhe me disa përparime të arritura”, tha zëdhënësi.

Foto nga VCG
Sipas zëdhënësit, Kina shpreson që të dy palët do të mbështeten në konsultimet e mëparshme dhe do të përshpejtojnë procesin e negociatave, për të siguruar sa më parë përparime thelbësore.(Jiang Lei)
