Shefi i Pentagonit, Austin: Irani nuk duhet t'i përgjigjet sulmeve të Izraelit
2024-10-28 15:00:57

Shefi i Pentagonit (Foto RTSH)

Shefi i Pentagonit (Foto RTSH)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi Teheranin se nuk duhet të bëjë gabimin duke iu përgjigjur sulmeve të Izraelit, njofton RTSH.

Ai theksoi nevojën për uljen e tensioneve në rajon duke shënuar fundin e këtij shkëmbimi.

Austin foli gjithashtu mbi "mundësitë që ekzistojnë tani për të përdorur diplomacinë për të ulur tensionet në rajon", duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, si dhe një marrëveshje në Liban që lejon civilët në të dy anët e Linjës Blu të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre.

Izraeli sulmoi objektivat ushtarake në Iran me sulme ajrore para agimit të shtunën në hakmarrje për breshërinë e raketave balistike që Republika Islamike lëshoi mbi Izraelin në fillim të këtij muaji. Ishte hera e parë që ushtria izraelite sulmoi hapur Iranin. Ushtria izraelite tha se avioni i saj kishte në shënjestër objektet që Irani përdori për të bërë raketat e lëshuara në Izrael, si dhe vendndodhjet e raketave tokë-ajër.