Shpikjet e novacionet kineze shfaqen në IENA
2024-10-28 15:35:32

Fjala kyçe: 发明---[fā míng]---shpikje

foto CMG

foto CMG

Të shtunën u hap në Gjermani Ekspozita e 76-të Ndërkombëtare e Inovacionit e Nurembergut (IENA). Si veprimtari e famshme globale për novacionin teknologjik, edicioni i sivjetshëm i ekspozitës 3-ditore ka tërhequr pjesëmarrjen e shpikësve, shkollave të larta, institucioneve kërkimore dhe ndërmarrjeve të mbarë botës, të cilat kanë paraqitur mbi 500 rezultate dhe novacione tekniko-shkencore të fundit. Ndër to, 96 projekte kineze janë pasqyra e zhvillimit novator të Kinës dhe janë vlerësuar lart.

Vitet e fundit, novacionet kineze kanë pasur një rritje të shpejtë, qoftë në cilësi, ashtu edhe në sasi, dhe Kina është bërë ndër vendet më aktive në novacion dhe shpikje. Sot, shkollat e larta, institucionet kërkimore dhe ndërmarrjet novatore të Kinës u kanë kushtuar gjithnjë e më shumë rëndësi shkëmbimeve teknologjike ndërkombëtare dhe kanë marrë pjesë në IENA me gjithnjë e më shumë rezultate të fundit novatore. Në fushën mjekësore, terapia qelizore CAR-T, e bazuar në optimizimin e dy objektivave, ka arritur përparime në teknologjinë e trajtimit të tumorit. Sa i përket prodhimit inteligjent, pajisjet elektroshtëpiake novatore kanë përmirësuar teknologjinë e shtëpisë, me kontrollin inteligjent dhe optimizimin e planimetrisë së hapësirës. Në fushën e hapësirës ajrore dhe kozmike, xhiroskopi me momentin e forcës të kontrolluar inteligjent përmirëson përshtatshmërinë mjedisore të sistemeve pa pilot. Ndërkaq, lidhur me shkencën e materialeve, testuesi i lodhjes lidhur me ngarkesën e përbërë në mjedis me temperaturë të lartë kapërceu vështirësinë teknike të shkëputjes së ndërlikuar vektoriale.

foto CMG

He Zhenfu, nëndrejtori i Shoqatës së Shpikjeve të Kinës, tha se Kina ka pasur zhvillim të vazhdueshëm me cilësi të lartë në fushën e novacionit teknologjik dhe nëpërmjet platformave ndërkombëtare si IENA bota do ta njohë më mirë potencialin e Kinës.

"Në këtë edicion të IENA-s, 24 universitete, 17 ndërmarrje dhe nëntë institucione kërkimore kineze kanë sjellë gjithsej 96 objekte të fushave si informacioni elektronik, telekomunikacioni, pajisjet elektroshtëpiake, kompjuterat, ujitja, arkitektura etj., duke u radhitur në vendin e parë për sasinë dhe për cilësinë. Një karakteristikë e dukshme e sivjetshme është prirja e moshës së re të pjesëmarrësve."

foto nga CMG

Henning Könicke, menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Ekspozitave AFAG, organizuesit të  IENA-s, i tha gazetarit të CMG-së se, vitet e fundit, delegacioni kinez jo vetëm ka çuar produkte novatore dhe cilësore në ekspozitë, por edhe ka krijuar më shumë mundësi për bashkëpunimin teknologjik global.

"Këto vite, rezultatet novatore dhe shpikjet kineze janë të konsiderueshme në sasi dhe në cilësi. Kanë ardhur në Nuremberg jo vetëm institucionet kërkimore dhe ndërmarrjet novatore në nivelit më të lartë, por edhe shumë të rinj kinezë Kjo tregon se Kina i kushton shumë rëndësi vazhdueshmërisë së përgatitjes së talenteve teknologjike. Shpikjet janë për përmirësimin e jetës dhe të botës, prandaj rezultatet novatore në IENA janë pasuruar gjithnjë e më shumë. Në këtë drejtim, paraqitja e delegacionit kinez është e shkëlqyer, nga produktet e teknologjisë së lartë deri te zgjidhjet inteligjente për shtëpitë. Shpikjet janë të pandara nga bashkëpunimi. Për zgjidhjen e sfidave të përbashkëta, duhen forcuar shkëmbimet ndërkombëtare, në të cilat Kina ka sjellë një impuls të fuqishëm me konceptin e hapjes dhe të ndarjes së përbashkët."