Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama mbështet Kamala Harris
2024-10-28 15:37:36
Michelle Obama mbështet Harris (Foto RTSH)
Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama ka folur ashpër kundër Donald Trumpit të shtunën në një tubim në Michigan në mbështetje të Kamala Harrisit, duke e quajtur ish-presidentin një kërcënim ekzistencial për të drejtat e grave, shkruan panorama.al.
“Ju lutemi, mos ia dorëzoni fatet tona njerëzve si Trump, i cili nuk di asgjë për ne, i cili ka treguar përbuzje të thellë për ne. Sepse një votë për të është një votë kundër nesh, kundër shëndetit tonë, kundër vlerës sonë”, është shprehur Michelle Obama.
Ish-Zonja e Parë e SHBA-së ka dalë në mbrojtje të Kamala Harris duke thënë se ajo “Me çdo masë, ajo ka treguar se është gati”.
Lajmet Kryesore