Xi kryeson mbledhjen e udhëheqjes së PKK për të shqyrtuar raportin e inspektimit disiplinor
2024-10-28 20:17:06

Foto nga VCG

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK mbajti të hënën një takim, për të shqyrtuar raportin mbi raundin e tretë të inspektimit disiplinor të nisur nga Komiteti Qendror i 20-të. 

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror, kryesoi mbledhjen. 

Rezultatet e inspektimit treguan se themelet e Partisë qendrore, e departamenteve shtetërore dhe e institucioneve financiare të administruara nga qendra janë forcuar, thuhet në deklaratën e lëshuar pas takimit.

Ndonëse janë bërë arritje të reja në fusha të ndryshme, problemet ende ekzistojnë, citon në deklarata. 

Takimi bëri thirrje për adresimin e çështjeve të identifikuara gjatë inspektimeve, për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë përmes korrigjimit efektiv.

Komisioneve të Partisë në të gjitha nivelet, iu kërkua të forcojnë përgjegjësinë politike në kryerjen e detyrave të tyre, të ndërmarrin veprime të guximshme dhe efektive për të kapërcyer sfidat, si edhe të kryejnë detyra reformuese me vendosmëri të palëkundur duke u mbrojtur nga rreziqet në fushat kryesore. 

Në takim u theksua gjithashtu domosdoshmëria e mbajtjes së një qëndrimi të ashpër kundër korrupsionit. Takimi bëri thirrje për çrrënjosjen e shkaqeve rrënjësore dhe kushteve të favorizimit të korrupsionit, si dhe për të luftuar korrupsionin në baza të rregullta dhe afatgjata.