Media franceze : Shqipëria – vendi mesdhetar me ambicie të mëdha në turizëm
2024-10-28 10:51:02


Foto nga ATSH

Midis vendeve të tij arkeologjike, plazheve të tij qiellore dhe vargmaleve të egra malore, vendi ballkanik vazhdon të tërheqë adhuruesit e peizazheve piktoreske.

Së fundmi në rrjetet sociale, videot dhe fotot e kanë portretizuar Shqipërinë si një vend idilik për pushime nën diell.

Një lëvizje e shkëlqyer promovimi për rajonin, i cili po pret gjithnjë e më shumë turistë.

A duhet të nxitoni të vizitoni Shqipërinë përpara se ajo të bëhet shumë e njohur? Në çdo rast destinacioni aspiron të bëhet kampion i turizmit, shkruhet artikujt e botuar në rmedien franceze, “L’Echo Touristique” dhe “Luxus Magazine”

Është e vështirë të imagjinohet se Shqipëria ka qenë e izoluar deri në vitin 1990. Destinacioni po zgjohet shpejt, shumë shpejt për turizmin, gjatë 10 viteve të fundit.

Turizmi përfaqëson tashmë 17% të PBB-së së tij.  Dhe potenciali mbetet i jashtëzakonshëm, pavarësisht disa pengesave.

Foto nga ATSH

Vendi ballkanik, i populluar nga 2.5 milionë banorë, mirëpriti 10 milionë vizitorë ndërkombëtarë në vitin 2024.

Një shifër që pritet të rritet në të paktën 12 milionë këtë vit dhe 20 milionë në vitin 2030.

Objektivi: +138% qëndrime njëditore në vitin 2030

Bërja e Shqipërisë “kampione e turizmit” është synimi e ministres. Këtë e dëshmon strategjia e vitit 2030 që ministria e arsimit e shpalosi më 12 tetor për shtypin vendas.

“Ne synojmë një rritje prej 138% të qëndrime njëditore në vitin 2030 dhe një rritje 4-fish të të ardhurave shtetërore nga sektori”, është shprehur ministria e turizmit.

Këto të ardhura arritën në 4,2 miliardë euro në vitin 2023.

Gjithashtu, Kumbaro premtoi turizëm cilësor, jo masiv.

Megjithatë, resorte të mëdha bregdetare tashmë janë ngritur në një pjesë të brigjeve.

Dhe kantieret janë të shumta, ndërsa një aeroport i dytë uhet të ndërtohet në vitin 2025, në jugperëndim, në Vlorë.

Një shërbim që duhet të rritet

Shqipëria, vendi pritës i ekspozitës së madhe ITB Berlin 2025, qartësisht dëshiron të përfitojë nga imazhi i saj – si një destinacion në zhvillim.

Destinacioni, gjithashtu planifikon të përfshihet në treg, duke hapur së fundmi 17 hotele me 5 yje.

Foto nga ATSH

Mbetet gjithashtu për të përmirësuar shërbimin, sipas mendimit të disa rofesionistëve francezë të udhëtimit.

Berenger Thibaut, themeluesi i “Vacances Albanie”, përmbledh një nga problemet e vendit.

Kompanitë turistike franceze po lënë gjurmën e tyre

I njohur për plazhet e tij me ujëra bruz, peizazhet, historinë plot ngjarje dhe mikpritjen e tij, vendi i shqiponjave bën folenë e tij midis operatorëve turistikë francezë.

“Travel Europe” funksionon prej më shumë se pesë vitesh dhe ka një zyrë në kryeqytetin Tiranë.

Për turnetë e tij, operatori turistik bën fluturime çarter nga mesi i prillit deri në fund të qershorit dhe nga fundi i gushtit deri në mes të tetorit.

“Vendi vazhdon rikuperimin me shpejtësi të madhe.Me dëshirën për t’u afruar me vendet evropiane”, tha ambasadorja franceze në Tiranë Catherine Suard.

Plazhe, male dhe fshatra të pazakontë

Vështirë se mund të mërzitesh në Shqipëri. Vendi, i përbërë nga 70% të vargmaleve malore, është një parajsë për adhuruesit e ecjes.

Parku Kombëtar i Llogorasë është i domosdoshëm, me natyrën e tij të gjelbër dhe shtëpitë e tij të pakta tradicionale.

Foto nga ATSH

Le të përmendim edhe kanionin e Osumit, i karakterizuar nga shkëmbinjtë e tij vertikal dhe lumin e gjelbër smerald.

Dhe për t’u ndjerë vërtet i shkëputur, drejtohuni në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Aty ka pak infrastrukturë turistike, por ka kulla, shtëpi tradicionale prej druri dhe guri.

Ndër fshatrat më të bukur të Shqipërisë janë Vermoshi në veri, Valbona në qarkun e Kukësit, Kruja, një vend mesjetar që duhet vizituar dhe Girokastra, një qytet, qendra historike e të cilit është renditur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me një kala mahnitëse.

Lini, Berati, Dhërmiu, Borshi, Shkodra, Libohova dhe Thethi duhet t’i shtoni në programin e vizitave tuaja.

Pa harruar sigurisht Tiranën, kryeqytetin me sheshin Skënderbej, muzeu i tij kombëtar i historisë, Bunk’Art 1 dhe “Maison des Feuilles”, Pazari, teleferiku i “Dajti Express” – ku mund të ngjiteni në një lartësi prej 1600 metrash – dhe të zbuloni malin e Dajtit – dhe së fundi, fasadat shumëngjyrëshe të zbukuruara me artin e rrugës të ndërtesave të saj.

Gjithashtu rekomandohet të vizitohen edhe plazhet e Rivierës Shqiptare.

Avantazhi i Shqipërisë është se këto brigje me rërë të bardhë dhe ujëra bruz janë të shpërndara në të gjithë bregun.

Vendpushimet bregdetare të Sarandës dhe Dhërmiut ofrojnë limane të vegjël të mrekullueshëm.

Një Rivierë e vërtetë Shqiptare! Ia vlen të vizitohen edhe liqenet, duke përfshirë liqenin e Ohrit, liqenin e Komanit dhe liqenin e Shkodrës.

Gjithçka që duhet të bëni është të rezervoni qëndrimin tuaj në Shqipëri. Dhe për të përfituar sa më shumë nga dielli, periudhat e rekomanduara të udhëtimit janë nga maji deri në shtator. 

Përgatiti: N. Kraja