foto VCG
Një sulm izraelit në Iran dëmtoi objektet në dy baza ushtarake të fshehta në juglindje të kryeqytetit iranian, tregojnë fotot satelitore të analizuara të dielën nga Associated Press, njofon panorama.al.
Disa nga ndërtesat e dëmtuara ishin në bazën ushtarake Parchin të Iranit, ku Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dyshon se Irani në të kaluarën kreu teste të eksplozivëve të fortë.
Irani ka këmbëngulur prej kohësh që programi i tij bërthamor është paqësor, megjithëse IAEA, agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe të tjerë thonë se Teherani kishte një program aktiv armësh deri në vitin 2003.
Dëmi tjetër mund të shihet në bazën ushtarak pranë Khojir, për të cilën besohet se fsheh një sistem tuneli nëntokësor dhe vende të prodhimit të raketave.
Ushtria e Iranit nuk e ka pranuar dëmtimin as në Khojir dhe as në Parchin nga sulmi i Izraelit herët të shtunën, megjithëse ka thënë se sulmi ka lënë të vdekur katër ushtarë iranianë që punonin në sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit.
Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të dielën se sulmi izraelit “nuk duhet të ekzagjerohet dhe as të nënvlerësohet.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar po ashtu të dielën se sulmet e Izraelit “dëmtuan rëndë” Iranin dhe se breshëria “arriti të gjitha qëllimet e saj”.