foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të dielën një mesazh urimi Taneti Maamau-t për rizgjedhjen e tij si president i Kiribatit.
Në mesazhin e urimit, Xi theksoi se Kina dhe Kiribati janë miq të mirë, partnerë të mirë dhe vëllezër të mirë.
Që nga rivendosja e lidhjeve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Kiribatit në shtator 2019, të dyja vendet kanë dëshmuar rritjen e besimit të ndërsjellë politik, shtimin e bashkëpunimit pragmatik frytdhënës dhe forcimin e shkëmbimeve njerëzore e të atyre ndërmjet pushteteve vendore, tha Xi. Ai shtoi se të dyja palët e kanë kuptuar dhe e kanë mbështetur gjithmonë njëra-tjetrën në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësorë dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës.
Duke shprehur vlerësimin për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Kiribati, Xi tha se është i gatshëm të përpiqet bashkë me Maamau-n për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të lidhjeve dypalëshe, për t'u sjellë më shumë përfitime popujve të të dy vendeve.