Faza e dytë e Panairit të 136-të të Kantonit përmbyllet me rekorde ekspozimesh
2024-10-28 17:49:44


Foto nga VCG

Faza e dytë e Panairit të 136-të të Kantonit përfundoi të dielën, duke shfaqur larmishmëri produktesh të sofistikuara shtëpiake nën temën "Jetesë në shtëpi cilësore". 

Faza e mbajtur nga data 23 deri në 27 tetor u organizua në tre seksione: materiale ndërtimi dhe mobilje, sende shtëpiake, si edhe dhurata e dekorime. Secila përputhej me shkallën e një ekspozite të madhe profesionale.

Konfigurimi i panairit lehtësoi blerjet e specializuara me një ndalesë dhe përmirësoi përputhjen furnizues-blerës. Gjithashtu promovoi bashkëpunimin dhe zhvillimin e industrisë duke krijuar më shumë mundësi biznesi. 

Kjo fazë përfshiu 15 zona ekspozimi me mbi 24.700 stenda dhe 10.000 ekspozues, 220 më shumë se edicioni i kaluar.

Foto nga VCG

Faza e dytë i kushtoi një fokus të veçantë sipërmarrjeve të specializuara cilësore. Në të morën pjesë më shumë se 2.300 ekspozues të shquar, përfshirë kompanitë "gjigante të vogla", kampionët kombëtarë të prodhimit dhe kompanitë e teknologjisë së lartë, një rritje prej 872 në numër, krahasuar me sesionin e kaluar. 

Platforma online e panairit gjithashtu pati përmirësime të ndjeshme. Deri më 21 tetor, rreth 1.59 milionë produkte ishin të disponueshme online për fazën e dytë, numri më i lartë midis të gjitha fazave. Këtu përfshiheshin 429 mijë produkte të reja, 305 mijë produkte të gjelbra dhe me karbon të ulët, si edhe 48 mijë produkte inteligjente, duke treguar një rritje të dukshme nga edicioni i fundit.

Faza e tretë e panairit do të fillojë më 31 tetor me temën "Jeta e bukur", duke ekspozuar produkte të stilit të jetesës si tekstile shtëpiake, veshje, bagazhe, ushqime, artikuj sportivë dhe argëtues. 

Foto nga VCG

Panairi i Kantonit organizohet dy herë në vit, çdo pranverë dhe vjeshtë, secili i ndarë në tri faza.