Foto nga VCG
Ndërmarrjet shtetërore të Kinës, duke përjashtuar ndërmarrjet financiare, raportuan një rritje të të ardhurave prej 1.2% nga viti në vit, në periudhën janar - shtator, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Ministria e Financave.
Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat e tyre të kombinuara arritën në gati 61.06 trilion juanë (rreth 8.56 trilion dollarë), ndërsa fitimet e kombinuara arritën në rreth 3.25 trilion juanë, një rënie prej 2.3% nga viti në vit, treguan të dhënat.
Foto nga VCG
Në nëntë muajt e parë të vitit, taksat dhe tarifat e pagueshme të ndërmarrjeve shtetërore kineze u rritën me 0.1%, në mbi 4.41 trilion juanë. Ndërkohë, raporti i borxhit ndaj aktiveve të ndërmarrjeve shtetërore kineze, në fund të shtatorit shënoi 64.9%.
Foto nga VCG
Këto shifra u mblodhën nga ndërmarrjet shtetërore, si në rajonet e nivelit provincial ashtu edhe në ato të administruara nga qeveria qendrore.