Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, Guterres: Të ndërpriten urgjent veprimet ushtarake!
2024-10-28 15:29:31

Guterres Izraeli (Foto RTSH)

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres është shprehur thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi në Lindjen e Mesme pas sulmeve me raketa të Izraelit ndaj Iranit, njofton RTSH

Sipas zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres u bën thirrje të gjitha palëve që të ndërpresin veprimet ushtarake duke nisur që nga Gaza, Libani e deri tek përplasja ushtarake mes Izraelit dhe Iranit. 

“Sekretari i Përgjithshëm përsërit urgjentisht apelin e tij për të gjitha palët që të ndërpresin të gjitha veprimet ushtarake, duke përfshirë Gazën dhe Libanin, të bëjnë përpjekje maksimale për të parandaluar një luftë gjithëpërfshirëse rajonale dhe për t'u kthyer në rrugën e diplomacisë”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Ndërkaq, liderët evropianë, udhëheqësit evropianë  kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje pasi një valë sulmesh hakmarrëse izraelite shënjestroi objekte ushtarake iraniane.