Avionë turistikë ulen pas 92 vitesh në Aerodromin e Gjirokastrës
2024-10-28 14:57:20

Aerodromi Gjirokast毛r (Foto Shqiptarja.com).jfif

Aerodromi Gjirokastër (Foto Shqiptarja.com)

Aerodromi i Gjirokastrës, aerodromin  më të vjetër në Shqipëri, është kthyer tashmë në qendër të turizmit sportiv, shkruan ATSH. Pas pothuaj 90 vitesh, tetë avionë sportivo-turistikë nga Italia janë ulur në këtë aerodrom, i cili është i vetmi i certifikuar në Shqipëri për uljen e avionëve sportivë.

Vendosja në funksionim e aerodromit të Gjirokastrës i vjen në ndihmë zhvillimit të biznesit prodhues, tregtar, etj. që operon aktualisht në këtë zonë si dhe shkëmbimeve në fusha të ndryshme.

Aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati njëshekullore. Fluturimet e rregullta në të kanë nisur zyrtarisht në vitin 1929 me linjën ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë.

Qyteti i gurtë tashmë është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën Mbrojtjen e UNESCO-s, duke bërë që Gjirokastra të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit kulturor gjithëvjetor, me një rritje të vizitorëve nga viti në vit.

Aerodromi i Gjirokastrës ndodhet në një distancë prej më pak se 1 km nga ana lindore e qytetit dhe shumë afër rrugës nacionale.