Firmat me investime të huaja në Kinë u rritën me 11.4 për qind në 9 muajt e parë
2024-10-27 12:31:51

foto: VCG

foto: VCG

Ministria kineze e Tregtisë bëri të ditur se mbi 42 mijë firma të reja me investime të huaja u krijuan në vend në nëntë muajt e parë të vitit, 11.4 për qind më shumë në vjetore, citon “Xinhua”.

Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja direkte (IHD) në territorin kinez në përdorim aktual arritën në 640.6 miliardë juanë (rreth 90.1 miliardë dollarë amerikanë), 30.4 për qind më pak nga një vit më parë.

foto: VCG

foto: VCG

Sektori i prodhimit të teknologjisë së lartë tërhoqi 77.12 miliardë juanë, ose 12 për qind të fluksit total të IHD-ve, duke u rritur me 1.5 pikë përqindje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Flukset hyrëse të IHD-ve në prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe instrumenteve u rritën me 57.3 për qind, ndërsa flukset hyrëse në prodhimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të zyrës u rritën me 29.2 për qind gjatë kësaj periudhe.

foto: VCG

foto: VCG

Për sa i përket vendeve burimore, IHD-të nga Gjermania dhe Singapori u rritën përkatësisht me 19.3 për qind dhe 11.6 për qind në baza vjerore, sipas të dhënave nga ministria.