Irani: Izraeli do të marrë përgjigje të përshtatshme për çdo veprim
2024-10-27 14:47:27

Pas sulmeve izraelite në Iran, Teherani zyrtar bëri të ditur se do të hakmerret ndaj Izraelit, por pa dhënë detaje se si dhe kur.

“Nuk ka dyshim se Izraeli do të marrë një përgjigje të përshtatshme për çdo veprim”,- bëri të ditur një burim anonim nga qeveria, cituar nga agjencia e lajmeve “Tasnim”, përcjellë nga “ATSH”.

Sulmi izraelit ndaj instalimeve ushtarake pritej për ditë të tëra, pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike iraniane lëshoi rreth 200 raketa balistike në Izrael më 1 tetor.

foto: VCG

foto: VCG

Zëdhënësi i IDF-së paralajmëroi Iranin, pas përfundimit të sulmit, për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm. “Nëse regjimi në Iran gabon duke nisur një raund të ri përshkallëzimi, ne jemi të detyruar të përgjigjemi”,- tha ai.

Pas sulmit, Aviacioni Civil njoftoi hapjen e hapërsirës ajrore iraniane dhe rifillimin normal të operimit të linjave ajrore.

Hapësira ajrore iraniane u mbyll menjëherë pas fillimit të sulmit dhe më vonë u rihap pasi Izraeli përfundoi operacionin e tij.

foto: VCG

foto: VCG

Mediet shtetërore iraniane raportuan shpërthime në afërsi të kryeqytetit iranian, Teheranit. Mëngjesin e të shtunës u dëgjuan shpërthime edhe në qendër të qytetit dhe zjarri kundërajror ishte i dukshëm.

Sulmet e Izraelit ndaj objektivave iraniane shihen si hakmarrje për sulmin e 1 tetorit të Iranit ndaj Izraelit, ku u lëshuan rreth 200 raketa balistike.