Të ardhurat fiskale në Kinë ranë me 2.2 për qind në tre tremujorët e parë
2024-10-27 14:55:17

foto: VCG

foto: VCG

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat fiskale në Kinë ranë me 2.2 për qind në baza vjetore në tre tremujorët e parë të vitit.

Sipas të dhënave, të ardhurat tatimore të vendit u ulën me 5.3 për qind nga një vit më parë, ndërsa të ardhurat jotatimore u rritën me 13.5 për qind, shkruan “Xinhua”.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit, qeveria qendrore mblodhi 7.17 trilionë juanë (rreth 1.01 trilionë dollarë amerikanë) të ardhura fiskale, 5.5 për qind më pak në baza vjetore, ndërsa qeveritë lokale mblodhën 9.13 trilionë juanë, 0.6 për qind më shumë, sipas ministrisë.

Shpenzimet fiskale të vendit u rritën me 2 për qind në baza vjetore gjatë periudhës janar-shtator.

Sipas të dhënave, shpenzimet fiskale të qeverisë qendrore u rritën me 8.4 për qind në baza vjetore, krahasuar me një rritje prej 1 për qind të shpenzimeve nga pushteti vendor.