foto: ATSH
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) bëri të ditur se të ardhurat nga primet bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2024 kapën vlerën e 18.2 miliardë lekëve, shifër rreth 7.36% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ndërsa dëmet e paguara arritën në rreth 6.1 miliardë lekë, ose 25.71% më shumë se në periudhën janar-shtator 2023, citon “ATSH”.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jojetës, të cilat përbëjnë 91.92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 8.05% dhe risigurimi me 0.039%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.61% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.39% të totalit të tregut.