Kancelari gjerman: Ukraina s’mund të bëhet anëtare e NATO-s prej konfliktit
2024-10-27 15:14:46

foto: ATSH

foto: ATSH

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Ukraina nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s për shkak të konfliktit më Rusinë.


Gjatë një interviste televizive, Scholz, vlerësoi diskutimet mbi çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, por theksoi se kjo temë nuk është në rendin e ditës, shkruan “ATSH”.


“Besoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se një vend në konflikt nuk mund të jetë anëtar i NATO-s”,- tha Scholz.


Scholz tha se duke mbështetur Ukrainën, duhet të ndërmerren hapa të matur për të siguruar që kjo mos të kthehet në një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s.


Po ashtu, ai theksoi edhe njëherë se nuk do ta furnizojnë Ukrainën me armët që do të përshkallëzojnë tensionet.