Kryeparlamentarja Spiropali: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik kombëtar
2024-10-27 14:38:48

foto: ATSH

foto: ATSH

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me rektoren e Kolegjit të Europës në Tiranë, Federica Mogherini, ku deklaroi se si një objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimi në BE është prioriteti numër një i Kuvendit, si udhëheqës i procesit të integrimit europian.


Sipas Spiropalit, hapja e Kolegjit në Tiranë do të thotë shumë për Shqipërinë dhe progresin e vendit drejt bashkimit me familjen europiane, citon “ATSH”.


Mogherini informoi Spiropalin se kanë bërë një punë shumë të mirë me 32 studentët nga 21 kombësi të ndryshme, si dhe vlerësoi mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve.


Mogherini shprehu kënaqësinë për të pasur një sesion mes nxënësve të Kolegjit të Europës dhe kryetares së Kuvendit në fushën e integrimit europian.


Spiropali dhe Mogherini zhvilluan një takim me studentët, në mjediset e Kolegjit në Qytetin Studenti.