Tre tremujorët e parë, fitimet industriale të Kinës arrijnë në 5 trilionë juanë
2024-10-27 15:33:23

foto: VCG

foto: VCG

Fitimet e ndërmarrjeve të mëdha industriale të Kinës arritën gjithsej në 5.23 trilionë juanë (735.41 miliardë dollarë) në janar-shtator, 3.5 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur të dielën Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

 

Ndërkohë, industritë me hov te ri, të përfaqësuara nga prodhimi i teknologjisë së lartë, përjetuan një rritje të shpejtë. Sipas statisticienit të NBS-së Yu Weining, kjo tregon qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik industrial.

 

foto: VCG

foto: VCG

Faktorë të shumtë kanë çuar në rënien e normave të rritjes së fitimit të ndërmarrjeve industriale, duke përfshirë rritjen e konsiderueshme të bazës së krahasimit vjetor që nga gushti, kërkesën e pamjaftueshme efektive dhe rënien e çmimeve të produkteve industriale, tha Yu.

 

Vetëm në shtator, fitimet u ulën 27.1 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vjetshëm.

 

foto: VCG

foto: VCG

Sipas NBS-it, fitimet e përgjithshme të ndërmarrjeve të mëdha industriale u shtuan me 575.43 miliardë juanë nga janari në shtator në krahasim me periudhën janar-gusht.

 

Gjatë nëntë muajve të parë, të nxitura nga rritja e shpejtë e prodhimit, fitimet e industrive prodhuese të teknologjisë së lartë u rritën me 6.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar.