Kina pret samitin për të rritur aplikimet e sistemit të navigimit “BeiDou”
2024-10-26 15:25:18

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Samiti i 3-të Ndërkombëtar për aplikacionet BDS (Sistemi Satelitor i Navigimit BeiDou) u mbajt në Zhuzhou, provincën Hunan të Kinës qendrore, pasi autoritetet synojnë të nxisin industrinë duke zgjeruar aplikimet dhe duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Samiti dyditor tërhoqi më shumë se 1800 studiues, sipërmarrës dhe zyrtarë kinezë dhe ndërkombëtarë, bën të ditur “Xinhua”.

“Aplikimet BDS po zgjerohen me shpejtësi në sektorët kryesorë të ekonomisë kombëtare të Kinës, me norma mbulimi që tejkalojnë 90 për qind në fusha të tilla si transporti, energjia, burimet natyrore dhe reagimi ndaj emergjencave”,- tha Xiang Libin, zëvendësdrejtor i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës dhe akademik i Akademisë së Shkencave Kineze.

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Një libër blu mbi zhvillimin e industrisë “BeiDou” u publikua gjithashtu gjatë ceremonisë së hapjes.

“Shërbimet BDS dhe produktet e lidhura me to janë eksportuar në më shumë se 130 vende, duke u ofruar përdoruesve zgjedhje të larmishme dhe përvojë më të mirë aplikimi dhe duke promovuar zhvillimin industrial”,- thuhet në të.

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Vlera totale e prodhimit të industrisë së shërbimeve të navigimit satelitor dhe vendndodhjes në Kinë arriti në 536.2 miliardë juanë (rreth 75.2 miliardë dollarë amerikanë) në 2023-shin, një rritje prej 7.09 për qind krahasuar me një vit më parë.