foto: Panorama
Për të shtatin vit radhazi shteti i së drejtës ka rënë në nivel global, sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit 2024, publikuar nga “World Justice Project”. Këtë vit, sundimi i ligjit u dobësua përsëri në shumicën e vendeve të anketuara (57%).
Shqipëria renditet në vendin e 89-të nga 142 vende në mbarë botën. Rajonalisht, Shqipëria renditet e 10-ta nga 15 vende në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Shqipëria performon më dobët në treguesin e korrupsionit, duke u renditur në vendin e 107-të, që tregon për një nivel të lartë korrupsioni.
Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën, shkruan “Panorama”.
Pas Shqipërisë, perceptimi më i lartë për korrupsionin është më Serbi (vendi i 93-të), Bosnjë-Hercegovinë (80) dhe Maqedoninë e Veriut (71).
Shqipëria hyn në zonën e kuqe të korrupsionit, ku zbatimi i rregullave të lojës është i dobët.
Indeksi i Sundimit të Ligjit të “WJP” bazohet në anketat e ekspertëve dhe familjeve për të matur sundimin e ligjit në 142 vende dhe juridiksione, duke mbuluar 95% të popullsisë së botës.