Kina, rekord në trafikun ajror në tremujorin e tretë
2024-10-26 16:23:53

foto: VCG

foto: VCG

Sektori i aviacionit civil të Kinës raportoi shifra rekord tremujore të transportit, treguan të premten të dhënat nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), cituar nga “Xinhua”.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, xhiroja totale e transportit, udhëtimet e pasagjerëve, si dhe vëllimi i transportit të mallrave dhe postës në sektorin e aviacionit civil të vendit u rrit me 19.8 për qind, 12.3 për qind dhe 19.4 për qind në bazë vjetore.

foto: VCG

foto: VCG

Në tremujorin e tretë, udhëtimet e pasagjerëve arritën në 200 milionë. Nga totali, linjat e brendshme regjistruan 180 milionë udhëtime pasagjerësh, me rritje 8.3 për qind, linjat ndërkombëtare regjistruan më shumë se 18.2 milionë udhëtime, duke u rritur me 78 për qind në bazë vjetore, treguan të dhënat.

Sipas CAAC, vëllimi i mallrave të tregut të aviacionit civil tejkaloi 2.3 milionë tonë gjatë periudhës.

Deri në fund të tremujorit të tretë, Kina kishte një flotë prej 4352 avionësh transporti të aviacionit civil, bëri të ditur CAAC.